Papa Françesku ka thënë se luftërat si ajo në Ukrainë ku zonat civile i nënshtrohen asaj që ai e quajti shkatërrim pa dallim janë “një krim kundër Zotit dhe njerëzimit”, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Françesku i bëri komentet e tij në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan.
Papa ka qenë një kritik i zëshëm i luftës që kur rusët pushtuan Ukrainën në shkurt 2022.
Javë pas pushtimit ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të “ndalojë këtë masakër” në “emër të Zotit”./FolDrejt/