Opinioni në vijim është shkruar nga shqiptari katolik në Shkup, teologu Emanuel Mates, i cili, aktivitetin fetar e ushtron në Gjermani. Opinioni është shkruar ekskluzivisht për foldrejt.com.
Një shikim teologjik, politik dhe pastoral
Një ngjarje, deri tani, e paparë do te jetë vizita e Papa Franceskut në Shkup më 7 maj të këtij viti. Për besimtarët katolik ështe një gëzim i madh, por besoj që jo vetem për katolikët por edhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë.
Kisha Katolike në Maqedoni, me një akcent në Dioqezen e Shkupit, është një nga dioqezat më të vjetra të Europes, që nga Koncili i Parë i Nices në viti 325. Jemi një dioqezë me një histori 1700 vjeqare. Përkundrazi kësaj historie madhështore dhe shumë shekullore, situata momentale ne dioqezën e Shkupit është opozitare e historisë së saj. Numri i besimtarëve në një konstant të sigurt zvogëlohet, numri i priftërinjve në tri dekadat të fundit është problemi fundamental i kësaj dioqeze. Pranë kësaj shtrohet edhe pyetja e financimit për mirëmbajtje të objekteve religjiozë. Pranë te gjitha problemet që sapo i tregova, mbeti një problem, qe sipas mendimit të shumë besimtarëve dhe njëkohësisht edhe sipas mendimit tim, është larg problemi më i madhi në realitetin e Dioqezës së Shkupit: pyetja e komunitetit shqipëtar katolik që nga ndarja e Dioqezës Shkup-Prizren më 24 maj 2000, ka mbetur pa mundësi që në gjuhën e nënës te festoj dhe ti lutet Zotit. Një temë për rallë tjera. Tani të kthehemi në temën aktuale.
Vizita e Papa Francesku në Shkup në natyren e saj i kanë tre elemente, apo shikime të rëndesishme: teologjik, politik dhe pastoral.
1. Elementi teologjik
Që nga dita parë e zgjedhjes së papa Franceskut në krye të Kishës Katolike më 13 mars 2013 është bëre e qartë që në fokusin e Tij nuk janë “shtetet” katolike, si: Italia, Polonia, Gjermania, Kroacia dhe të tjera, por shtetet e vogla, ata shtete që për nga emri nuk është e dëgjuar. Më duket sikurse për papa Franceskun kjo nuk është asgjë e re duke pas parasysh aktivitetet e tij si Arqipeshkv në Buenos Aires duke shkuar në vendet më të varfëra të këtij qyteti (Favelas).
Këtë e ka dëshmuar papa Francesku shumëherë: Më 21.09. 2014 ai erdhi në Shqipëri, 06.06.2015 në Bosnjë dhe Hercegovinë, Egjipt në vitin 2017, Turqinë ne vitin 2014 dhe shumë të tjera. Në këte rend do të shtohet edhe vizita e papës në Shkup. Ajo nuk është një rast i izoluar, por përshtatet perfekt në këte shikim teologjik te papa Franceskut: çdo njeri ka krijuar Zoti dhe duke u nisur nga ky fakt, çdo njeri është i vlefshëm, si dhe çdo komunitet katolik në botë, pa marrë parasysh sa i vogël të jetë, ka të drejtë të jetë mikpritës i Papes. Më viziten e tij në Maqedoninë e Veriut, ku komuniteti katolik është 0,8% e popullatës, Papa përsërit shikimet e veta.
Fakti dyte i rëndesishem teologjik ështe figura e Nënës Terezë. Papa Francesku, pa dyshim e njeh shumë mire veprën e Nënës Terezë, dhe më duket se fakti që papa do vizitojë vendlindjen e Nënës Terezë ka qenë edhe një motivim më i madh qe kjo vizitë të realizohet.
2. Elementi politik
Perveç qe papa është lider i 1,3 miliardë katolikëve në botë, ai eshte poashtu edhe kreu i Shtetit të Vatikanit. Prandaj, kur ai viziton një shtet, e viziton edhe si Kryetar i një shtetit. Jemi të njoftuar, besoj, që Papa do të takon edhe Presidentin dhe kryeministrin, si dhe përfaqësuesit diplomatik. Por pyetja kryesore qe shtrohet eshte: çfarë përfitimi politik do të ketë Shteti nga vizita e papa Franceskut?
Personalisht besoj shumë! Maqedonia e Veriut, është një demokraci ne zhvillim ose “baby democracy”. Një shtet më shumë probleme: kontesti i emrit me Greqinë, edhe pse eshte e zgjidhur, do te jete ngarkese edhe shumë vite në vijim, sidomos në fushatën politike në të ardhmen; çështja e gjuhes shqipe, pyetja e rolit të partive shqipëtare në sistemit qeveritar dhe shumë të tjera. Maqedonia gjendet në një udhekryq të hisorisë së saj: më në fund u kuptua që shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në sistemin politik dhe që pa shqiptaret asnjë parti nuk mundet të bëjë shumë.
Por në dy vitet e fundit u arrit shumë: Marrëveshja e Prespës, Hyrja në NATO, fillimi i negociatave për hyrje në Unionin Europian…
Besoj që papa dhe Vatikani si një shtet, të cilit mendimi për shumë forca botërore eshte i rëndësishëm, ka njohur qe Maqedonia eshte perseri ne rrugen e vertetë. Ne këto kushte, papa do të inkurajoj bashkëjetesën ndërfetare, aspiratat europiane. Në këte kuptim, papa do të jetë një mbështetes i ketyre proceseve, dhe më në fund, Maqedonia do ta zgjerojë rrethin e miqve.
Nga ana tjeter, papa ështe nje autoritet moral botëror për pyetjet e të drejtave te varferve, te hendikepuarve, të semureve, te burgosurve dhe shumë kategoriave tjera të ketij lloji. Dhe per fat të keq, te gjitha këto kategori ne Maqedoni janë në nje situat jo aq të mire. Besoj dhe shpresoj që takimi i papa Franceskut me të varferit ne Shtepinë memoriale të Nenë Terezes do ta stimuloj këtë kategori, në vend të pare ne Qeverine dhe Institucionet, më pas edhe te Grupet religjioze por edhe në tërë shoqerinë.
3. Elementi pastoral
Edhe pse ne fund, elementi pastoral i një vizite Papale ështe në fakt ai më i rëndësishmi. Papa vjen si kryetar i Kishës Katolike. Vjen qe të vizitoj komunitetin, të cilin ai e udheheq. Duke pas këtë parasysh, besimtarët katolikë duhet të jenë krenarë. Papa do të vizitoj shtetin tone dhe me këte do të jemi te bekuar, forcuar nga Papa. Papa Francesku do të na thotë: edhe pse me numer jeni pakicë, unë dhe Zoti ju duam, nuk ju harrojmë dhe do të bëjme gjithçka që ky komunitet dhe kjo dioqezë të përjetojë, të mbetet edhe në Maqedoni. Kjo të jep deshmi që Jezu Krishti ështe Zot që jeton, që ka vdekur ne Kryq per popullin e Tij dhe në diten e tretë eshte Ringjallur pas vdekjes.
Mendime përfundimtare
Me vizitën e papa Francesku ne fokus të krejt botes do të jemi ne. Te gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në Meshën e Shenjtë në Sheshin Maqedonia. Për këtë ju nevojitet bileta hyrëse te cilat mundeni ti merrni në të gjitha Kishat katolike deri më 3 maj.
Si popull njihemi botërisht si mikpritës. Më 7 maj vjen mysafiri më i madhi që Maqedonia dhe popujt e saj kanë pritur. Ta tregojmë veten si mikëprites – shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit./Foldrejt.com