Papa Françesku i bëri thirrje botës që të tregojë më shumë dashamirësi dhe dhembshuri për refugjatët gjatë nderimit të Shën Palit në Maltë dhe takimit me emigrantët, të cilët, sipas Papës, ashtu si apostujt, mbërritën në ishullin e Mesdheut dhe u pritën mirë.
“Askush nuk i dinte emrat, vendin e lindjes apo statusin shoqëror. Ata dinin vetëm një gjë: se këta ishin njerëz që kishin nevojë për ndihmë”, tha Papa Françesku në lutje./FolDrejt/