Papunësia është rritur në muajin korrik në zonën euro, ndërkohë që inflacioni ka kaluar në territor negativ në muajin gusht për herë të parë që prej muajit maj 2016, theksoi sot Zyra evropiane e Statistikave.
“Në korrik, niveli i papunësë arriti në 7,9%, nga 7,7% në qershor”, sipas Eurostat, që nënvizoi se mënyra e llogaritjes nuk mundëson të merren parasysh plotësisht pasojat e kufizimit.
Në gusht, inflacioni u regjistrua në -0,2%, nga +0,4% në korrik, sipas një vlerësimi të parë.