Presidentja Osmani ka marr pjesë në ekspozitën e hapur, e cila është organizuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës dhe ka të bëjë me – Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, transmeton Fol Drejt.
Në këtë ngjarje ku janë të ekspozuara punime të ndryshme të pikturuara nga të mbijetuarat e dhunës.
“Shënimi i 14 prillit, muajit kur ka pasur më së shumti dhunime gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të ishte vulosje e përhershme e një kapitulli tragjik të historisë sonë, dhe do të ishte bashkim i zërave tonë për të treguar se si gra e burra të Kosovës, përkundër vuajtjeve të mëdha, e shndërruan vuajtjen e tyre në forcë, për të ngritur zërin për drejtësi”, ka thënë presidentja Osmani.
Ajo e ka krahasuar situatën aktuale në Ukrainë, me atë të dikurshme në Kosovë.
“Drejtësia do të jetë e qëndrueshme vetëm atëherë kur kriminelët që kryen këto krime dalin para drejtësisë. Lirinë e kemi fituar, por paqja për shumë qytetarë e qytetare tona nuk do të jetë e plotë përderisa drejtësia dhe ndëshkimi për krimet e bëra të jetë përfundimtare” – ka thënë ajo.
Në Kosovë, gjatë luftës së fundit, janë dhunuar mbi 20 mijë gra dhe vajza nga forcat militare dhe paramilitare serbe./FolDrejt/