fbpx
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Para 25 vitesh lindi goli ‘alla del Piero’ në Ligën e Kampionëve

Lexoni edhe..

Alessandro Del Piero është një prej ikonave të futbollit italian dhe botëror që do të mbahet mend si një prej më të mirëve të gjeneratës së tij për aftësinë e kontrollit të topit, kreativitetit dhe si një golashënues i veçantë.

Një mënyrë e tillë e të shënuarit gol mban edhe emrin e tij, goli ‘alla Del Piero’. Tifozët e futbollit anekënd botës e panë për herë të parë këtë gol më 13 shtator 1995 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Pasi e lejoi largimin e Roberto Baggios (që luajti te Juve gjatë viteve 1990-1995), trajneri i atëhershëm i Bianconerëve, Marcello Lippi, kishte nevojë për një fitore.

Pakkush besonte te cilësitë e Del Pieros, i cili asokohe akoma nuk i kishte mbushur 21 vjet. Por, ai i la të heshtur tifozët në Westfalenstadion duke shënuar një gol të mrekullueshëm që mban vulën e tij. Një parabolë që ngritët dhe pastaj humb ngadalë intensitetin duke rënë në portë.

Në Serie A, ikona e Juves një gol të tillë e kishte shënuar më herët, më 18 shtator 1994 kundër Napolit. Asokohe ishte 19 vjeçar.

 

Të ngjajshme