Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, në orët e mbrëmjes në dalje të Prishtinës.
Policia thotë se kishte kërkuar Molliqajn në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur, duke shtuar se atij i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, porse i dyshuari nuk e kishte përfillur, njofton Klan Kosova.
“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.
Policia tha se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.