Njësoj si në Angli edhe në Itali titulli i kampionit do të vendoset në xhiron e fundit të edicionit 2021/22.
Milan dhe Inter kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, por vetëm njëra do të festoj sot titullin e kampionit.
Rossonerët aktualisht mbajnë vendin e parë në tabelë me 83 pikë pas 37 ndeshjeve të zhvilluara, derisa Neroazzurët janë të dytët me 81 pikë.
Në Itali vlejnë ndeshjet e ndërsjella dhe Milan ka bilanc më të mirë se rivali lokal e kjo bën që Rossonerët me pikë të barabarta të shpallen kampion.
Milani e zhvillon në udhëtim ndeshjen e fundit të kampionatit, ku do të përballet me Sassuolon në Mappei Stadium në të cilin do të jenë 18 mijë tifozë Rossonerë.
Të besuarit e Stefano Piolit synojnë të mos mposhten në këtë sfidë, pasi edhe me një pikë të fituar marrin titullin e kampionit.
Në anën tjetër Interi synon të marrë fitore ndaj Sampdorias dhe të pres humbjen e Milanit për të festuar titullin.
Sa i përket Evropës tanimë janë caktuar skuadrat ku Napoli dhe Juventus do të luajnë në Ligën e Kampionëve, e Roma me Lazion në Ligën e Evropës.
Fiorentina ka siguruar pjesëmarrjen në Evropë, pasi do të luaj në Ligën e Konferencës.
Ndërkohë mbetet e hapur gara edhe për mbijetesë, ku Salernitana dhe Cagliari po luftojnë për t’iu shmangur rënies.
Salernitana synon fitore ndaj Udineses në shtëpi për të shpëtuar, në anën tjetër Cagliari do të kërkojë fitore në udhëtim te Venezia dhe pret gabimin e Salernitanës për të siguruar mbijetesën. /Telegrafi/