Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.), transmeton Fol Drejt.
I dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Si prova materiale policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin./FolDrejt/