Tetë civilë u vranë gjatë evakuimeve në qytetin Irpin në perëndim të Kievit. Kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Markushyn tha në një deklaratë se ka pasur bombardime të shumta nga forcat ruse.
“Një familje vdiq, – tha ai, – para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin civilët që lëviznin nëpër postbllokun përpara se të ndodhte shpërthimi.
“Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar,” tha Markushyn. “Një pjesë e Irpin u mor vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë tjetër po lufton dhe nuk dorëzohet”.
Markushyn tha se një tjetër evakuim do të fillonte nesër në mëngjes./FolDrejt/