Është ora katër e mëngjesit, kur policia e armatosur gjermane bastis pa paralajmëri shtëpinë e familjes W. nga Kamp-Lintfort. Djali i tyre David kishte marrë pjesë në autokorso na dasmën e një familje.
Për shkak të ndalimit me ligj të paradave automobilistike nëpër Gjermani, policia ka bastisur shumë shtëpi të dasmorëve, ku ka sekuestruar telefona celularë, kompjuterë dhe medikamente të ndaluara, shkruajnë mediat gjermane DPA, përcjell foldrejt.com. Mes të bastisurve ka edhe familje nga Kosova.
Policia arsyeton vendimin për shkak se ka pasur informacion se disa dasmorë kanë mbajtur edhe armë zjarri.
“Bllokadat e dasmave” shqetësojnë mjaft autoritetet gjermane. Ministri i brendshëm gjerman Herbert Reul (CDU) theksoi se është duke marrë masa “që të parandalojnë një traditë të tillë” – që është e zakonshme për Ballkanin, por jo edhe për Gjermaninë./Foldrejt.com