Nënkryetari i inteligjencës së Ukrainës, Vadym Skibitskyi, tha se është e mundshme që Rusia të sulmojë me armë bërthamore.
Ai për mediumin “ITV NEWS”, tha se shpërthimi i armëve bërthamore do të ketë ndikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonin e Detit të Zi.
“Ndoshta Rusia do të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës. Ata do të përpiqen t’i ndalojnë aktivitetet tona sulmuese dhe të shkatërrojnë shtetin tonë”, deklaroi ai.