Ditë më parë Ministri i Mbrojtjes Armen Mehaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare ka paralajmëruar se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’i forcohen radhët me operatorë snajperistë, shkruan Fol Drejt.
“Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, ka shkruar Mehaj, duke e cilësuar këtë si sukses të radhës për FSK-në.
Pikërisht kjo duket se i ka trazuar mediat e afërta me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilat kanë shkruar se kjo “nuk duhet ta shqetësojë vetëm Serbinë, por edhe gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Disa nga ekspertët serbë duke iu referuar “Planit të Ahtisarit” kanë thënë se FSK duhet të jetë “njësi luftarake multietnike dhe nuk duhet të ketë më shumë se 2500 pjesëtarë.”
Megjithatë, Parlamenti i Republikës së Kosovës në vitin 2018, kishte votuar tri ligje që e shndërruan FSK-në në ushtri të rregullt./FolDrjet/