Vdekja e të riut Lear Kurti pasi u shoqërua në komisariat ka shkaktuar reagime të shumta dhe zemërim ndaj Policisë së Shtetit, shkruan abcnews.al, përcjell Fol Drejt.
Për ngjarjen e rëndë është lajmëruar edhe protest dhe posteri është shpërndarë tashmë në rrjetet sociale.
Ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha që ka njoftuar protestën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm.
Protesta do të mbahet ditën e shtunë, më 22 tetor, në orën 20 para Ministrisë së Brendshme. /abcnews.al