Hetuesit kanë filluar të mbledhin provat për krime lufte në Ukrainë që nga pushtimi i saj në 24 shkurt nga Rusia. Ukrainasit që janë larguar nga skenat e shkatërrimit dhe masakrës në Ukrainë po intervistohen nga hetuesit në pritje të një gjyqi të ardhshëm për krimet e luftës të Vladimir Putin, së bashku ukrainas me zyrtarët e tij të lartë dhe gjeneralët.
Ndërkaq, me mbi një milion refugjatë që kanë kaluar kufirin do të shërbejnë si dëshmitarë okularë, teksa fluksi i pamjeve video përmes mediave sociale ka siguruar një sasi të paprecedentë provash që po i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.
Megjithatë, sasia e madhe e provave nuk është domosdoshmërisht një garanci për një gjyq të suksesshëm dhe hetuesit me përvojë të krimeve të luftës paralajmërojnë se ka një luftë të gjatë përpara se Putini dhe regjimi i tij të jenë në bankën e të akuzuarve, personalisht ose në mungesë./FolDrejt/