Gazetari i sportit Gani Kosumi ka paralajmëruar hapjen e një ekspozite, kushtuar “Periudhës së Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991 – 1999”, shkruan Fol Drejt.
Kosumi, këtë paralajmërim e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Në fund të tetorit hapet Ekspozita “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999 të autorit, Gani KOSUMI” – ka shkruar Kosumi.
Sipas tij, kjo ekspozitë ka ardhur në shprehje pas një pune të mundimshme dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Pas një pune të mundimshme, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, me 30 e 31 tetor dhe 1 nëntor 2023, do të hapet Ekspozita personale e Gani Kosumit “Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999”.”
Sipas njoftimit të tij, kjo ekspozita do të mbahet në Sallën e Ateliesë përballë Sallës së Kuqe të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, dhe do të zgjatë 3 ditë./FolDrejt/