Marina tajvaneze ka bërë me dije se 49 avionë kinezë do të largohen ditën e sotme nga zona e saj e mbrojtur ajrore.
Rreth 10 anije të marinës kineze dhe 20 avionë ushtarakë kaluan sot vijën e ngushticës së Tajvanit, gjë e cila shkaktoi tensione.
Kjo erdhi pasi ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se ushtria e ishullit kishte dërguar avionë dhe anije dhe kishte vendosur sisteme raketore me bazë tokësore për të monitoruar situatën atje.
Tani, ministria e mbrojtjes tajvaneze ka thënë se avionët e saj kanë paralajmëruar largimin e 49 avionëve kinezë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore sot./tch/