Valët e përsëritura të të nxehtit po kërcënojnë aftësinë e natyrës për të siguruar ushqim për njerëzit, thonë studiuesit dhe paralajmërojnë për një “vdekje të heshtur” në oqeane mes temperaturave rekord që po nxehin Tokën, shkruan Guardian.
Siç njofton kjo gazetë, valët e të nxehtit që po përhapen në Evropë, SHBA dhe Kinë kërcënojnë jetën e njerëzve, por edhe tokën dhe detin nga të cilët varen.
“Sistemi ynë ushqimor është global. Ka rreziqe në rritje të humbjeve të njëkohshme të mëdha të të korrave në rajone të ndryshme të botës, gjë që do të ndikojë vërtet në disponueshmërinë e ushqimit dhe çmimin e tij. Në dekadat e ardhshme, kjo është një nga gjërat që kam vërtet frikë,” tha John Marsham, profesor në Universitetin e Leeds.