Matthijs de Ligt është një nga futbollistët e rëndësishëm të Juventusit, pasi ka qenë një pikë kyçe e Missimiliano Allegrit kur Chellini dhe Bonucci mungonin.
Por vetë holandezi nuk është aspak i kënaqur me arritjet e skuadrës pasi në dy vitet e fundit është renditur në vendin e katërt në kampionat, shumë larg pritshmërive.
“Kur të vijë momenti i duhur do nis të mendojë nëse do të rinovojë me Juventusin apo do të mendojë për një aventurë të re. Dy kampionatet e fundit i kemi mbyllur në vendin e katërt dhe nuk është aspak një sinjal pozitiv. Unë shikoj gjithnjë më të mirën për veten time dhe jam në kërkim të projektit të duhur sportiv.
Personalisht, mendoj se sezoni i fundit ka qenë ndër më të mirët për mua në aspektin e minutave që kam luajtur. Kam treguar që pavarësisht dëmtimeve te Bonuccit dhe Chiellinit kam qenë i aftë të marr përsipër përgjegjësitë në mbrojtje, mendoj se ka shkuar mirë dhe se tashmë kam hedhur një hap më shumë në karrierë”, u shpreh De Ligt.
Kontrata e holandezit me Juventus është e vlefshme deri në vitin 2024 ndërsa 22-vjeçari është prej kohësh në fokusin e Barcelonës që e kërkon prej kohësh kur De Ligt ishte ende pjesë e Ajax.