Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se skuadra e tij nuk ka vend për gabime në garën për titull këtë sezon në Ligën Premier, pasi duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura.
Qytetarët iu përgjigjën fitores së Liverpoolit ndaj Manchester United të martën, duke mposhtur Brightonin me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi të mërkurën.
Rezultati do të thotë që City është ende në krye të tabelës, me gjashtë ndeshje deri në fund, por Guardiola është i vetëdijshëm që Liverpooli po pret gabimin e tyre.
Ai foli pas ndeshjes për garën për titull, teksa tregoi se ekipi i tij nuk duhet të gabojë as edhe një ndeshje.
“Ndjenja sot është se tani matematikisht do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Guardiola për BBC.
That makes it 2️⃣5️⃣0️⃣ wins for @PepTeam as City boss 👏#ManCity pic.twitter.com/nSiWf4SZ6J
— Manchester City (@ManCity) April 20, 2022
“Njerëzit mund të thonë se është normale, por nuk është. Duhet të shikoni vetëm skuadrat e pabesueshme që luftojnë për të hyrë në Ligën e Kampionëve”, shkruan Telegrafi, transmeton FolDrejt.
“Tani për Ligën Premier, ne nuk jemi budallenj. Nëse humbim vetëm dy pikë, Liverpooli do të jetë kampion”.
“Nëse fitojmë të gjitha ndeshjet, do të jemi kampionë. Lojtarët e dinë këtë. Ne i dimë ndeshjet e vështira që kemi dhe duhet të përpiqemi të luajmë si sot dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet”.
“Nëse e bëjmë këtë, do të festojmë, nëse jo, do të urojmë Liverpoolin”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/