Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot është parandaluar futja e dy telefonave mobilë dhe një sasie të dyshuar narkotike në Dubravë, përcjell Fol Drejt.
“Gjatë bastisjes së të burgosurve, të cilët janë të angazhuar për bartjen e furnizimeve ushqimore brenda perimetrit të sigurisë ne mënyrë të kamufluar këta të burgosur kanë tentuar të fusin brenda qendrës dy telefona mobil dhe sasi të dyshuar narkotike.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës, ndërsa të burgosurit e përfshirë në rast janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore.”, thuhet më tej në njoftim./FolDrejt/