Policia e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren, si rrjedhojë edhe ka parandaluar një rast kontrabande, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë patrullimit policor dhe monitorimit të lëvizjeve të dyshimta në brezin kufitar, saktësisht në fshatin Jashanicë policia kufitare ka hasur dhe ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me ç’rast janë ndaluar dy automjete (furgona-kombi) me targa serbe që dyshohej se ishin duke kontrabanduar sasi të konsiderueshme të mallrave si: Coca Cola, arka- pije alkoolike (birra), produkte ushqimore, si dhe para: 1370 euro dhe 6600 dinar.
Tutje thuhet se rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente për procedura të mëtejme ligjore./FolDrejt/