FIFA, shtëpia e madhe e futbollit botëror, ka publikuar listën e re të ekipeve kombëtare, të renditura sipas sukseseve të korrura në kampanjat e fundit kualifikuese, shkruan Fol Drejt.
Si rrjedhojë, Kosova ka zbritur në këtë renditje për një pozitë më poshtë.
Më saktë, Kosova është renditur në pozitën 108, ka njoftuar FIFA.
Ua kujtojmë se në kampanjën kualifikuese për Euro 2024 Kosova deri më tani ka marr vetëm tri pikë, duke barazuara me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë, ndërsa pësoi ndaj Bjellorusisë.
Në anën tjetër Shqipëria është ngritur për tri pozita nga vendi e 68-të në atë të 65-të.
Kuqezinjtë kanë marr dy fitore radhazi me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Ndërkohë listës i prinë Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Belgjika, sipas FIFA-s./FolDrejt/