Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat ditën e shtune vende-vende mund të sjellin shi ta karakterit lokal,Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.