Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e marsit do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.
Si pasoj e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira.