Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik, transmeton Fol Drejt.
Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes./FolDrejt/