Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell, me rritje të lehta të temperaturave maksimale, shkruan Fol Drejt.
IHK paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 21 gradë Celsius.
Gjakova do të shënojë temperaturat më të larta, nga 11 deri në 24 gradë Celsius.
Po ashtu, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /FolDrejt/