Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA (EIA) në parashikimet e saj nxjerr se familjet amerikane që përdorin kryesisht gaz natyror për ngrohjen e hapësirave do të shohin një rritje të faturave të tyre të ngrohjes me 28 për qind këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.
Në parashikimet e fundit për derivatet gjatë dimrit të publikuar javën e kaluar, EIA parasheh që konsumatorët amerikanë që përdorin gaz natyror për ngrohjen e hapësirës do të shpenzojnë 206 dollarë më shumë se vitin e kaluar, duke paguar mesatarisht 931 dollarë për ngrohje gjatë periudhës së dimrit nga tetori deri në mars, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gazi natyror është derivati kryesor i ngrohjes për 47 për qind të shtëpive në SHBA, tregon sondazhi i Komunitetit Amerikan të zyrës amerikane të regjistrimit për vitin 2021.
Sipas EIA-së, çmimet e larta të gazit natyror me pakicë janë nxitësi kryesor për rritjen e pritshme të faturave të gazit natyror.
“Ne parashikojmë që çmimet e gazit natyror në pikën standarde amerikane Henry Hub do të rriten me 54 për qind nga dimri i kaluar në mesataren 7.26 dollarë për një milion njësi termike britanike në dimër”, tha EIA, duke parashikuar temperatura më të ftohta dhe rritje të konsumit të familjeve./FolDrejt/