Policia e Fierit ka shpallur në kërkim katër persona, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për kultivimin e më shumë se 6000 rrënjëve kanabis të gjetur dje në fshatin Mujalli në Fier.
Në kudër të operacionit policor të koduar “Zhavar” u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
- D., 58 vjeç, banues në Tiranë;
- Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier;
- Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier;
- M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Po në vijim të veprimeve të thelluara, rezultoi se 2 shtetasit e arrestuar dhe shtetasi i shpallur në kërkim, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Zhavar”, të zhvilluar nga Policia e Fierit, gjatë të cilit u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjete, dyshohet se janë bashkautorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e shpallur në kërkim janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në parcelën me misër, në fshatin Mujalli, Fier.
Gjithashtu, nga veprimet e kryera gjatë operacionit rezulton se personat e arrestuar ditën e djeshme dhe personi i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit F. G., A. Xh. dhe S. L. janë bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./abcnews.al/