Në javët e ardhshme, Franca do të dërgojë dhjetëra automjete të blinduara dhe tanke të lehta në Ukrainë, duke përfshirë automjete moderne luftarake AMKS-10RC, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pas një darke pune mes dy liderëve që zgjati më shumë se tre orë, presidenti francez tregoi se Parisi zyrtar po drejton përpjekjet e tij për të mbështetur aftësitë e mbrojtjes ajrore të forcave ukrainase, sipas një raporti të Reuters, përcjell Fol Drejt.
Vizita në Paris ishte pjesë e turneut të liderit ukrainas në disa aleatë kryesorë evropianë, gjatë të cilit Zelensky kërkoi të mblidhte ndihmë shtesë ushtarake dhe financiare përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase kundër forcave ruse./FolDrejt/