Përveç sezonës së garave për Ligën e Kampionëve të cilat janë zhvilluar këto javë, duket sikur gjithë ekipet e futbollit evropiane kanë hapur sezonën e tyre për shitblerjen e lojtarëve, duke bërë oferta milionëshe.
Renato Sanches dukej i destinuar të bashkohej me Milanin këtë verë përpara se Paris Saint-Germain të hynte në garë, dhe ndryshimi mund të shihet vërtet në ofertat e tyre për kontratë të lojtarit dhe klubin Lille.
Raportet e fundit sugjerojnë se kuqezinjtë do të humbasin mesfushorin 24-vjeçar portugez pasi ata po refuzojnë të ofrojnë çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh të Lille, duke ofruar vetëm 10 milionë euro plus 5 milionë euro bonus.
Paris Saint-Germain, në anën tjetër, thuhet se po ofron një tarifë transferimi prej 20 milionë euro, dukshëm më tërheqëse për skuadrën franceze.