Drejtuesit e Paris Saint-Germain po negociojnë me Kylian Mbappe nëse ka mundësi që përfaqësuesi francez të vazhdojë kontratën me klubin nga Parisi.
Skuadra thekson se përfaqësuesit e Mbappe-s dhe PSG-së kanë biseduar se si do të jetë e ardhmja e lojtarit më të mirë të “shenjtorëve” sezonin e ardhshëm, por mediat franceze pohojnë se nuk ka shumë gjëra për të cilat të dyja palët kanë të njëjtin mendim.
Mbappe ka kontratë me kampionët e Francës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Para disa javësh ai u tha drejtuesve të klubit që të mos e zgjasin bashkëpunimin me klubin nga Parisi deri më 30 qershor 2025./FolDrejt/