Drejtuesit e Paris Saint-Germain vendosën të fusin në listën e transferimeve Neymar, dhe futbollisti brazilian do të mund të largohet nga kampioni i Francës me një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh, raporton gazeta spanjolle “Sport”.
Neymar e filloi karrierën e tij në Santos, dhe më pas nga viti 2013 deri në vitin 2017 luajti për Barcelonën. Futbollisti brazilian më pas përforcoi PSG-në për 222 milionë euro, përcjell Fol Drejt.
“Ditët e Neymar në PSG janë të numëruara. Është e qartë se e ardhmja e tij është larg Parisit. Pronarët e klubit janë të ngopur me sjelljen e tij dhe tani po bëjnë gjithçka për ta shitur atë. Drejtuesit e PSG-së dyshohet se tashmë kanë filluar negociatat. me Chelsean, dhe kompensimi është 60 milionë euro, që është shumë më pak se çmimi që klubi nga Parisi i ka paguar Barcelonës”, shkruan “Sport”./FolDrejt/