PSG me shumë gjasa do të jetë pa Kylian Mbappén.
Lojtari me nënshtetësi franceze ka njoftuar klubin se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën deri në vitin 2025. Për shkak të kësaj, PSG i dha atij një ultimatum – ose ai do të vazhdojë kontratën e tij ose ai do të shitet tashmë këtë verë. Me shumë gjasë Mbappé dhe PSG nuk do të arrijnë marrëveshje, që do të thotë se ka një shans të madh për Real Madridin.
Megjithatë, mediat spanjolle dhe franceze raportojnë se PSG do të pranojë të shesë Mbappen, por jo te Real Madridi. Siç raporton El Larguero, as kjo nuk do ta ndalë presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili do të bëjë përpjekje maksimale për të sjellë francezin. Mbappé, shton i njëjti burim, i kërkoi falje Perezit për atë që ndodhi verën e kaluar.
Domethënë, në atë kohë Reali ishte afër nënshkrimit të Mbappe-s, por francezi ndryshoi mendje dhe në momentin e fundit vazhdoi kontratën me PSG-në. Kjo shkaktoi zemërimin e madh të Perezit, por edhe zemërimin e tifozëve të Realit. Tani Reali ka një shans të ri, por puna do të varet edhe nga PSG këtë verë. Kampioni francez nuk dëshiron të negociojë me Realin, klubin që e dëshiron Mbappe, transmeton Fol Drejt.