Qiproja vijon të jetë mollë sherri mes Turqisë dhe shteteve tjera – veçanërisht Greqisë, përcjell foldrejt.com. Sipas medias më të madhe greke E-Kathimerini ministria e jashtme greke ka akuzuar “Turqinë që me anijen e saj Javuz po patrullon ilegalisht për naftë në bregun lindor të Qipros. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të ndalojë menjëherë dhe të respektojë sovranitetin e Qipros.”
Së fundi në mbështetje të Qipros ka ardhur edhe nga Franca, e cila i ka bërë thirrje “Turqisë që të shmang akcionet që mund të destabilizojnë rajonin.”
Ngjashëm deklarata vijnë edhe nga Moska, Uashingtoni, Egjipti.
Qiproja është një shtet që de jure kontrollohet tërësisht nga Athina e Greqisë, megjithatë pjesa e saj lindore de fakto është e kontrolluar nga Turqia. Megjithatë, Qiproja Lindore nuk njihet si shtet i pavarur nga asnjë shtet tjetër përveç Turqisë./Foldrejt.com