Sot Komuna e Prishtinës pritet ta bëjë hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë, raporton Fol Drejt.
Shumë qytetarë janë shprehur të pakënaqur, pas paralajmërimit për çmimet e parkingut.
Zyrtarët komunalë janë justifikuar duke ua kujtuar qytetarëve se projekti është kryer në bazë të partneritetit publiko-privat dhe, për rrjedhojë, edhe çmimet e tarifave të parkimit janë bërë në bazë të çmimit të tregut.
Më saktë, çmimet në parking variojnë nga:
1 euro për 1 orë;
8 euro për 9 orë;
15 euro për 12 deri në 24 orë.
Thënë ndryshe, qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro dhe abonimi vjetor- 2 mijë e 500 euro.
Përndryshe, të dhënat e parkingut flasin për kapacitete mjaft të mëdha të tij. Ai posedon 600 vend-parkingje në dy kate, me 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, 7 hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta./FolDrejt/