Ka kaluar veç një ditë prej kur është hapur parkingu nëntokësor në Prishtinë, ndërsa menjëherë kanë filluar problemet.
Faqja e cila ka në fokus kryeqytetin “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, ka publikuar pamje nga brenda parkingut, ku shihet se ka rrjedhur uji, pas shiut që ka rënë.
“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh ne fillim me rrjedhje t’ujit”, shkruan kjo faqe në rrjetin social Facebook.