Zjarrfikës nga disa vende kanë bashkuar forcat në luftën kundër zjarrit në një park kombëtar në veri të Çekisë i cili është përhapur edhe në Gjermaninë fqinje, thonë zyrtarët.
Zjarri i cili shpërtheu në parkun Bohemian të Zvicrës të dielën dhe u frenua kryesisht përpara se të përhapej përsëri nga moti me erë të hënën pasdite dhe gjatë natës. Zjarrfikësit thanë se rreth 30 hektarë të parkut janë prekur si dhe një sipërfaqe edhe më të madhe përtej kufirit në shtetin gjerman të Saksonisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Rreth 80 persona janë evakuuar nga qyteti kufitar Hrensko dhe disa të tjerë nga fshati Mezna, ku flakët kanë shkatërruar ose dëmtuar disa shtëpi, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Lukas Marvan.
Dhjetëra fëmijë gjermanë u evakuuan nga një kamp veror në anën çeke të kufirit dhe u transportuan përsëri në Gjermani.
Çekia ka kërkuar ndihmë nga vendet fqinje, thanë zjarrfikësit. Polonia ka dërguar një helikopter dhe një tjetër pritet nga Sllovakia.
Autoritetet çeke kërkuan tre avionë kanaderë që janë projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Kryeministri çek Petr Fiala dhe ministri i Brendshëm Vit Rakusan kanë vizituar zonën të martën.
Instituti Hidrometeorologjik tha se tymi është përhapur në 100 ose më shumë kilometra nga zjarri./FolDrejt/