Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Parlamenti Evropian me kritika ndaj zgjedhjeve në Serbi, përmend edhe mungesën e sanksioneve për Rusinë

1 vit më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shumë deputetë të Parlamentit Evropian kanë shprehur vërejtje dhe kritika të ashpra për procesin zgjedhor që u mbajt në Serbi në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për zhvillimet edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Për situatën politike në Serbi është diskutuar më 23 janar në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Aty folën edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS). Edhe ata thanë se zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore në Serbi, që u mbajtën më 17 dhjetor, nuk u zhvilluan në kushte të barabarta.

Zëvendësdrejtori menaxhues, Marko Makovec, që foli në emër të EEAS-it, rikujtoi deklaratën e përbashkët të cilën e kishin dhënë përfaqësuesi i lartë Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerimit, Oliver Varhelyi, se janë të shqetësuar për disa çështje që duhet të hetohen e adresohen dhe se janë të domosdoshme reformat.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Makovec tha se sundimi i ligjit mbeten në qendër të procesin të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai rikujtoi se Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve me Kosovën, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

“Viti 2023 ishte një vit me zhvillime të përziera në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pamë përshkallëzime serioze, sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj dhe sulme të dhunshme në Banjskë më 24 shtator. Por, pamë edhe përparim në disa fusha”, tha ai, duke nënvizuar se viti 2023 përfundoi me disa hapa pozitiv, siç ishte çështja e targave të makinave dhe ajo e energjisë.

Megjithatë, Makovec konstatoi se sipas vlerësimit të BE-së, sa i përket situatës në veriun e Kosovës, e banuar me shumicë serbe, nuk ka pasur përparim ashtu siç është pritur.

“Zbatimi i marrëveshjes nga dialogu, pa vonesa dhe pa parakushte, mbetet kusht i qartë. Të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensionet”– theksoi ai, raporton REL. Makovec po ashtu deklaroi se duhet të ketë përgjegjësi për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Për sulmin, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Makovec tha se Serbia po ashtu duhet të përshtat politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe mospërshtatja, sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainë, tashmë ka prodhuar pasoja për procesin integrues evropian të Serbisë. Ai po ashtu theksoi se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Serbinë.

David Muller nga Komisioni Evropian, tha se pret që Serbia të zbatojë të gjitha vërejtjet sa i përket procesit zgjedhor, që do të jenë pjesë e raportit të misionit vëzhgues zgjedhor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai po ashtu shprehu keqardhje që Serbia nuk ka bërë hapa përpara në procesin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Dua të them se kanë kaluar dhjetë vjet prej kur i kemi hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Por, hapi i fundit ka qenë në vitit 2021. Serbia po bashkëpunon me BE-në në aktivitetet për të parandaluar shmangien e sanksioneve nga Rusia. Por, fakti që Serbia nuk është përshtatur me sanksionet ndaj Rusisë është pengesë serioze”, tha ai.

Disa eurodeputetë thanë se delegacioni vëzhgues i zgjedhjeve në Serbi nga Parlamenti Evropian ka qenë dëshmitar i manipulimeve në zgjedhje, dhe kur ky delegacion ka raportuar parregullsitë është sulmuar verbalisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Qeveria serbe. Ligjvënësit evropianë kërkuan nga Komisioni Evropian dhe shërbimi diplomatik i BE-së të dënojnë sulmet e tilla.

Deputeti nga Sllovenia, Klemen Groshelj, që ishte shef i misionit vëzhgues të PE-së për zgjedhjet në Serbi tha se “çështja është shumë e thjesht, sepse e zgjedhjet e lira janë kriter bazë për BE-në dhe Serbia nuk e respektoi këtë standard”. “Nuk mund të pretendojmë se institucionet në Serbi, që janë përgjegjëse vetë për këto parregullsi, do të hetojnë të njëjtat. Ata nuk do ta hetojnë vetveten”, tha ai.

Misioni ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se partia e Vuçiçit, Partia Progresive Serbe, kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiçit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave. Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza.

Gjatë debatit të 23 janarit, deputetja nga Gjermania, Viola von Cramon, tha se për 12 vjet ka qenë vëzhguese e zgjedhjeve të ndryshme, por asnjëherë nuk kishte parë diçka si ajo që ndodhi në zgjedhjet serbe.

“Ky nivel i mashtrimeve zgjedhore është i papranueshëm”, tha ajo. Ndërkaq ligjvënësi nga Kroacia, Tonino Piculla i quajti parregullsitë zgjedhore në Serbi si përkeqësim të demokracisë në këtë shtet dhe veprimet e Beogradit, i cilësoi si rrezik edhe për vendet fqinje, sikurse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Gjatë muajit shkurt pritet që në Parlamentin Evropian të diskutohet edhe miratohet edhe një rezolutë e veçantë për zgjedhjet dhe situatën politike në Serbi.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mërgimtarit i vidhet vetura në Istog, reagon policia

Lajmi tjetër

Kryetari Bulliqi merr vendim të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e Podujevës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM