Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan sot një sërë propozimesh që synojnë t’i japin fund ngërçit shumëvjeçar mbi mënyrën e rregullimit të migracionit të paligjshëm.
Propozimet, të miratuara nga afërsisht dy të tretat, përfshijnë një plan emergjence që do të detyronte 27 anëtarët e Bashkimit Evropian të ndihmojnë në rast se njëri prej tyre është i mbingarkuar nga kapaciteti pritës, raporton AP.
Agjencia thotë se shtetet anëtare kanë tani një vit për të zbatuar përfundimisht reformat në sistemin e tyre të azilit, përpara zgjedhjeve të mbarë Evropës në maj 2024, transmeton Fol Drejt.