Parlamenti Evropian miratoi sot amendamentet në projekt-rregullat për inteligjencën artificiale (AI) që përfshijnë ndalimin e përdorimit të teknologjisë në mbikëqyrjen biometrike.
Ndryshimet e ligjit të propozuara nga Komisioni Evropian synojnë të mbrojnë qytetarët nga rreziqet që lidhen me këtë teknologji, sipas Reuters.
Ndryshimet nënkuptojnë gjithashtu se sistemet si ChatGPT do të duhet të deklarojnë qartë se përmbajtja gjenerohet nga inteligjenca artificiale, por gjithashtu të ndihmojnë në dallimin e imazheve të redaktuara nga ato reale dhe të ofrojnë masa mbrojtëse kundër përmbajtjes së paligjshme./FolDrejt/