Parlamenti finlandez ratifikoi të mërkurën një legjislacion që miraton pranimin e vendit nordik në NATO, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Shumica e ligjvënësve finlandezë votuan në favor të miratimit dhe zbatimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut pasi 184 deputetë mbështetën anëtarësimin e vendit në NATO.
U hodh një votë nul dhe shtatë deputetë munguan.
Vendi aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në NATO së bashku me Suedinë në maj të vitit të kaluar, duke braktisur dekada të mos-angazhimit ushtarak, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.
Anëtarësimi i të dy vendeve në NATO është subjekt i ratifikimit të 30 vendeve anëtare. /FolDrejt/