Një ditë pasi qeveria franceze i mbijetoi ngushtë një votë mosbesimi për reformën e paralajmëruar të sistemit të pensioneve, parlamenti francez mbështeti me shumicë dërrmuese planin e qeverisë për të investuar në energjinë bërthamore.
Plani i rinovimit bërthamor, pika kyçe e të cilit është ndërtimi i gjashtë reaktorëve të rinj bërthamorë, u miratua dje në parlamentin francez me 402 vota pro dhe 130 kundër, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Pas Senatit muajin e kaluar, Dhoma e Komunave votoi me shumicë dërrmuese në favor të planit të rinovimit bërthamor, i cili është rezultat i punës së bashku për të luftuar ndryshimet klimatike dhe garantuar sovranitetin tonë të energjisë”, tha kryeministrja Elizabeth Bourne në një postim në Twitter./FolDrejt/