Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falënderoi Parlamentin e Sllovakisë për njohjen e Holodomorit të viteve 1932-1933 si gjenocid kundër popullit ukrainas, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“I jam mirënjohës Parlamentit të Sllovakisë për njohjen e Holodomorit të viteve 1932-1933 si gjenocid kundër popullit ukrainas. Vendim në kohë, kontribut të rëndësishëm për rivendosjen e drejtësisë historike dhe nderimin e miliona viktimave të pafajshme”, ka shkruar kreu i shtetit në Twitter.
Siç është raportuar, më 14 qershor, Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi Luksemburgun për njohjen e Holodomorit të viteve 1932-1933 si gjenocid kundër popullit ukrainas. /FolDrejt/