Versioni i ri i ligjit zgjeron gamën e rasteve në të cilat lejohet shfaqja e simboleve të pushtimit rus – në muze, biblioteka, punime shkencore dhe tekste shkollore.
Parlamenti ukrainas ka miratuar një ligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, përfshirë ato që përmbajnë shkronjat “Z” dhe “V”, njoftoi sot në Telegram deputeti Jaroslav Zeleznjak, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Zeleznjak përmendi se dokumenti përfshin propozimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilat ai i paraqiti kur vuri veton ndaj projektligjit të mëparshëm të miratuar më 14 prill.