Në fillim të këtij muaji, kryeministri Justin Trudeau tha se ishte “absolutisht në rregull” të quheshin gjenocid veprimet e Rusisë në Ukrainë, në mbështetje të akuzave të bëra para tij nga presidenti amerikan Biden.
Deputetët kanadezë miratuan njëzëri një rezolutë që i quajti sulmet ruse në Ukrainë “gjenocid”, dhe anëtarët e parlamentit thanë se kishte “shumë prova të krimeve sistemike dhe masive të luftës kundër njerëzimit” të kryera nga Moska.
Një dokument i miratuar nga dhoma e ulët e parlamentit kanadez të mërkurën thoshte se krimet e luftës të Rusisë përfshinin mizori masive, vrasje sistematike të qëllimshme të civilëve ukrainas, përdhosje të kufomave, largim me forcë të fëmijëve ukrainas, tortura, lëndime fizike dhe psikologjike dhe përdhunime./FolDrejt/