Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliçit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit. Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/