Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar PRO marrëveshjes së MCC-së, transmeton Fol Drejt.
“Programi kompakt paraqet investimin më të madh të pasluftës” – në fushën e energjetikës, tha Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi vuri në dukje faktin që kostoja e kësaj marrëveshje, do të nënkupton një ndër investimet më të mëdha që nga paslufta.
MCC – sipas Bislimit, do ta ndih Kosovën për të arritur pavarësinë energjetike.
Investimet në fjalë, sipas Bislimit, do të mbesin pronë e Kosovës.
Edhe Kryetari i Komisionit Ferat Shala, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, u bënë thirrje deputetëve të kuvendit, që ta votojnë këtë marrëveshje.
Veç këtyre, edhe kryetarët e grupeve të tjera parlamentare, u treguan kooperativë.
“Ne si grup parlamentar i themi “Po” të madhe kësaj marrrëveshje”, u shpreh deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.
Po të njëjtin qëndrim përkrahës kanë deklaruar edhe deputetët e grupit multietnik.
Në Kuvend qenë të pranishëm 89 deputetë dhe të gjithë votuan pro marrëveshjes, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./FolDrejt/