Finlanda ka të ngjarë të marrë një kryeministër të ri pasi Partia e Koalicionit Kombëtar liberal-konservator (Kokoomus) fitoi zgjedhjet parlamentare të dielën me një diferencë të ngushtë me gati 99% të votave të numëruara, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Sipas transmetuesit publik YLE, partia, e udhëhequr nga politikani i lartë Antti Petteri Orpo, siguroi 48 vende, 10 më shumë se sa fitoi në zgjedhjet e 2019, në parlamentin 200-vendësh të Finlandës me 20.8% të votave.
Partia populiste e krahut të djathtë, Partia Finlandeze (PS) mori 20.1% të votave dhe fitoi 46 vende, nga 39 në 2019.
Ndërkohë, Partia Social Demokratike (SDP) e kryeministres Sanna Marin përfundoi në vendin e tretë dhe siguroi 43 vende me 19.9%.
Partia Agrare e Qendrës pësoi një disfatë të madhe dhe humbi tetë nga 31 vendet e saj me 11.4%, ndërsa Aleanca e Majtë humbi pesë nga 11 vendet e saj me 7.1%.
Partia e Gjelbër mori 7% të votave dhe fitoi 13 vende, nga 20 në zgjedhjet e 2019. /FolDrejt/