Turqia i ka vendosur një ultimatum Sirisë së Assadit. Në rast se trupat e regjimit sirian nuk tërhiqen deri në fund të shkurtit nga pikat e vëzhgimit turk në Idlib, atëherë do veprojë ushtria turke. Por më e ashpër është linja e partisë nacionaliste MHP e Devlet Bahceli, që është në qeveri me AKP-në e Erdoganit.
Bahceli prej tani kërkon një plan për marshim drejt Damaskut, që atje “të shpartallojë tiranin”, duke nënkuptuar Bashar al Assadin.
Por shumë ekspertë pyesin se çfarë do ndodh në rast setensionimi në Siri do sjellte edhe një eskalim të marrëdhënieve ruso-turko. “A do e mbështeste NATO-ja Turqinë?”, pyeste një gazetar turk, që në fakt, përgjigja e saj duhet të jepet së shpejti./Foldrejt.com